Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë, ambasada e SHBA: Rregulla të reja për rinovimin e vizave amerikane duke filluar nga 2 shtatori

schedule16:42 - 14 Gusht, 2025

schedule 16:42 - 14 Gusht, 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar qytetarët në lidhje me rregullat e reja për rinovimin e vizave amerikane.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se rregullat e reja filllojnë nga 2 shtatori.

“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.

Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës.”, shkruan ambasada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!