Arrestohet djali i Nehat Kullës/ Sherri për vilën, akuzohet për dhune ndaj njerkës

schedule09:53 - 1 Qershor, 2024

schedule 09:53 - 1 Qershor, 2024

Robert Kulla djali i Nehat Kullës i njohur me pseudonimin gjenerali, është vënë në pranga nga policia për akuzën e dhunës në familje.

Sipas policisë, 43-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës së tij që më herët është pajisur edhe me urdhër mbrojtje. Mësohet se shkak për konfliktin e vazhdueshëm me kullës dhe bashkëshortes së Nehat Kullës është bërë pronësia për vilën e këtij të fundit që ndodhet në zonën e Tufinës në Tiranë.

Sipas policisë rasti është i përsëritur dhe këtë herë ka kaluar edhe në vetëgjyqësi, pasi Robert Kulla ka thyer edhe bravën e derës me pretendimin se shtëpia është në pronësi të tij. Robert Kulla është një emër I njohjur për policinë.

Ai u arrestua në vitin 2016-të  për grabitjen e një bankë të nivleit të dytë në zonën e ish-bllokut por më pas u lirua nga gjykata për shkak se prokuroria nuk provoi dot autorësinë e tij.

Ndërsa babai i tij Nehat Kulla, që thirrej edhe me pseudonimin gjenerali njihej si një nga krerët e bandave të Tiranës gjatë viteve 1997-2000. Ai ndërroi jetë në vitin 2020 pak muaj pasi kishte lënë qelinë.

/abcnews.al/