Tirana zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2023, Veliaj falenderon të gjithë ata që kanë kontribuuar

schedule15:40 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 15:40 - 7 Dhjetor, 2022

Tirana është zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2023. Titullin e mori kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian.

“Falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë histori suksesi, duke qenë se janë me qindra qytetet që aplikojnë për këto tituj.

Në kryeqytet viti i ardhshëm sipas kryebashkiakut do t’i kushtohet tërësisht sportit

“Është një mënyrë e mirë për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike në 2024 dhe për Lojërat Mesdhetare në vitin 2026. Një njeri mund të fitojë një ndeshje, por duhet një skuadër për të fituar një kampionat dhe sot skuadra e Tiranës, e ka fituar këtë kampionat,

Veliaj në Parlamentin Europian shoqërohej nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli dhe zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Endri Hoxha./abcnews.al.