Skuadra e Tiranës fitoi ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ndaj Flamurtarit duke siguruar mbijetesën. Bardheblutë shënuan plot tre herë në pjesën e dytë falë një goli të Hasanit dhe dy golëshit të Dokës.
Tirana bën detyrën ndaj Flamurtarit dhe shpëton sezonin. Bardheblutë iu falën dygolëshit të Dokës dhe Hasanit, duke siguruar qëndrimin në mesin e më të mirave të futbollit shqiptar.
Kryeqytetasit përfituan edhe nga disfata e Kastriotit ndaj Kukësit. Të besuarit e trajnerit Mema dominuan takimin duke shënuar plot 3 gola. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse rastet nuk munguan.
Në fraksionin e dytë, Tirana u tregua më e saktë përballë portierit Koliçi. Në të 64-n minutë Doka zhbllokon shifrat pas një rrëmuje në zonë duke i sjellë qetesinë Tiranës.
Ishte sërish i njëjti lojtar që pak minuta më pas realizon për shifrat 2-0. Doka godet fortë nga jashtë zonës duke lënë të palëvizur gardianin e portës së Flamurtarit.
Për të vulosur sfidën mendon Hasani në të 78 minutë. Ngo’ pason për sulmuesin bardheblu që realizon me portën e boshatisur. Në minutat e mbetura nuk ka ndryshim rezultati dhe Tirana shpëton sezonin dhe siguron mbijetesën. Fatet e bardhebluve u vendosën vetëm në ndeshjen e fundit të edicionit 2018-2019./ABC News Albania 24/7

