Tirana prezanton mesfushorin nga Gana, zbarkon në Shqipëri 19-vjeçari

schedule14:20 - 10 Shtator, 2020

schedule 14:20 - 10 Shtator, 2020

Ibrahim Sulley është afrimi më i fundit te Tirana. Kampionët e Shqipërisë kanë zyrtarizuar afrimin e 19-vjeçarit nga Gana, i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe krahët e sulmit.

Afrikani ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri dhe ka firmosur kontratën e re me bardheblutë, teksa do të vihet nën urdhrat e Emannuel Egbo në seancën e radhës stërvitore.

Lojtari Ibrahim Sulley ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Menjëherë pasi është akomoduar, mesfushori me tipare sulmuesi ka firmosur kontratën në prani të presidentit Refik Halili, duke zyrtarizuar bashkimin e tij me klubin bardheblu.

Lojtari është pjesë e përfaqësueses së kombëtares U20 ne Gana dhe vjen si një përforcim i mirë për skuadrën. Sulley do të stërvitet sot me pjesën tjetër të ekipit“, lexohet në postimin e Tiranës në faqen zyrtare në Facebook. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!