Tirana pret Taulant Seferin, e ardhmja e Stivi Frashërit dilema e madhe

schedule09:31 - 14 Gusht, 2021

schedule 09:31 - 14 Gusht, 2021

Teuta ka përfunduar aventurën në kupat e Europës dhe tani duhet të bëjë plane pa Taulant Seferin, i cili u mor në huazim nga Tirana.

Sulmuesi do të rikthehet te bardheblutë dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Në Durrës e kanë gjetur zgjidhjen për sulmin, ndërsa tani duhet të mendojnë për portën.

Portierit Stivi Frashëri i ka përfunduar kontrata dhe ka një ofertë të mirë nga Ballkani në Kosovës. Teuta duhet të thotë fjalën e fundit, që përfundimisht portieri të marrë një vendim.

Gjasat më të mëdha janë që Frashëri të shkojë në Kosovë dhe të bashkohet me Rustem Hoxhën. Nga ana tjetër Teuta thuhet se e ka arritur marrëveshjen me Bylisin, për të marrë Pano Qirkon për portën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!