Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana pret dy ganezë, Partizani Gripshin! Merkato edhe te Kukësi e Apolonia

schedule08:59 - 15 Gusht, 2020

schedule 08:59 - 15 Gusht, 2020

Të gjithë klubet e Superiores po tentojnë të përforcohen, qoftë me elementë me eksperiencë, qoftë me të rinj. Tirana është një nga klubet që po mendon edhe për të ardhmen, me synimin edhe për të përfituar në aspektin financiar nga shitja e tyre.

Hektor Çomo, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidenti Refik Halili, ka piketuar dy të rinj për bardheblutë.  Njëri është Isaac Gyamfi, mesfushori i cili në shtator mbush 20 vjeç. Lojtari në fjalë ka qenë pjesë e Gana U17, ndërkohë që te Tirana vjen nga Açra Great Olympics.

Në të njëjtin klub është piketuar edhe Ibrahim Sulley, mesfushor me tipare sulmuese.  19-vjeçari ka qenë pjesë e Gana U17 dhe tani luan edhe me Gana U20. Shpresohet që të dy këta lojtarë të rriten edhe më shumë te Tirana dhe të shiten jashtë vendit.

 

EMRAT E TJERË – “Panorama Sport” sjell disa emra të lakuar në merkato. Spikat Nazmi Gripshi, i cili thuhet se e kërkon Partizani. Një tjetër lojtar i kërkuar është Emiljano Musta, për të cilin ka mbërritur një ofertë nga Azerbajxhani.

Kukësi është një tjetër klub që kërkon të përforcohet dhe prej ditësh po tentohet afrimi i Shpëtim Moçkës. Vlonjati u tentua edhe nga Laçi, por palët nuk ranë dakord. Tani verilindorët po mundohen ta bindin portierin.

Nuk mbetet pas as Apolonia. Fierakët përgjithësisht bazohen tek lojtarët e rinj, por trajneri Artan Mërgjyshi ka nevojë edhe për ndonjë futbollist me eksperiencë. Igor Filipovic, i gjatë 191 centimetra, është mbrojtësi qendror që në Fier e presin.

28-vjeçari ka provuar të luajë në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe së fundmi në Greqi, me skuadrën e Aspropyrgos. Filipovic do të shihet në fushë dhe më pas do të vendoset në lidhje me firmën mbi kontratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!