Tirana piketon dy mbrojtës krahu, Partizani do gjithë Skënderbeun

schedule09:20 - 29 Korrik, 2020

schedule 09:20 - 29 Korrik, 2020

Tirana është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe drejtuesit e bardhebluve duan një vendas, që të kenë mundësinë të afrojnë ndonjë të huaj për sulmin. Kështu, mediat greke e bëjnë të kryer kalimin e Ardit Tolit te 25 herë kampionët e vendit.

Toli ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 dhe verën e shkuar ishte pranë Partizanit. Së fundmi ai ka qenë pjesë e Kalamata në ligën e tretë greke, ndërsa më parë ka luajtur me Chania. Veç 23-vjeçarit, Tirana ka piketuar edhe një tjetër lojtarë për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Kristijan Toshevksi është objektivi i skuadrës kryeqytetase, sikurse raporton “Panorama Sport”. Mbrojtësi është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në sezonet e fundit është aktivizuar me Vardarim. Më parë ka luajtur edhe për Teteks dhe Pelister.

PARTIZANI – Të kuqtë kërkojnë Ilir Dajën për pankinën dhe burime të ndryshme bëjnë me dije për një marrëveshje 3-vjeçare. Asion Daja dhe Sabien Lilaj kanë dalë prej ditësh si objektiva, ndërkohë që së fundmi ka dalë në skenë edhe Gledi Mici.

Gazeta e cituar më lart raporton se në listën e dëshirave të Partizanit janë edhe lojtarë të tjerë, si Bajram Jashanica, Dejvi Bregu dhe Nazmi Gripshi. Nga korçarët do të ketë disa të larguar dhe tashmë është normale të ketë zëra merkatoje për një pjesë të mirë të lojtarëve që dalin të lirë dhe kanë spikatur në Superiore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!