Tirana-Partizani përmes shifrave, çfarë pritet të ndodhë në derbin e kryeqytetit

schedule13:26 - 24 Tetor, 2021

schedule 13:26 - 24 Tetor, 2021

Kjo prognozë shifrash është prodhuar nga Departamenti i Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe fokuson derbin e madh të kryeqytetit, i cili ndez trifozëritë përkatëse por edhe më tej. Gjithҫka është gati në “Arena Kombëtare” për një ndër sfidat më të ndjera të sezonit.

Sulmuesit dhe pritshmëritë për gola

Do të jenë përballë sulmuesit me vlerën më të madhe të kampionatit në aspektin e pritshmërive për gol. Pritshmëritë për gola janë një e dhënë që mat mundësinë për të shënuar në raport me ҫdo gjuajtje të realizuar, duke përllogaritur në këtë mënyrë totalin që ҫdo lojtar do të kishte “merituar” të shënonte.

Nëse golat e shënuar nga lojtari janë më të lartë se pritshmëritë për gola, flitet ndonjëherë për fat, por në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për cilësitë e lojtarit që kanë bërë diferencën. Në të kundërt, nëse golat e shënuar janë më pak se pritshmëritë për gola, pritet që në të ardhmen gjërat të përmirësohen në skuadër, sepse të arrish të prodhosh gjuajtje me mundësi të lartë shënimi, do të thotë që je në drejtimin e duhur.

Stenio Junior i Partizanit e udhëheq këtë klasifikim të veҫantë në lidhje me pritshmëritë për gola në nivelin 3.41 në ndeshje, i ndjekur nga Xhixha i Tiranës me 3.05 dhe Seferi me 2.41. Do të kemi përballë në këtë ndeshje sulmuesit që kanë prodhuar më shumë mundësi shënimi në këtë kampionat.

Për të konfirmuar këto vlera, Seferi i Tiranës dhe Stenio Junior janë edhe ndër 5 sulmuesit që kanë prekur më shumë topa brenda zonës gjatë këtij kampionati: Seferi me 5.15 ҫdo 90 minuta dhe Stenio Junior me 4.46 ҫdo 90 minuta.

Duele shumë të forta në krah

Albion Marku i Partizanit është lojtari që kroson më shumë në të gjithë kampionatin. Me shifrën e 8.74 krosave për ndeshje ka një diferencë shumë të madhe me emrin e dytë në këtë renditje të veҫantë, Zguron e Skëndërbeut, që është në vend të dytë me 4.99 krosime për ndeshje. Por Albion Marku nuk është i vetmi që spikat në klasifikimin e kroseve në kampionat.

Herald Marku i Partizanit është lojtari që realizon krosimet më të sakta, me 60% të krosimeve që kanë arritur te shokët e skuadrës, i ndjekur nga Ardit Toli i Tiranës, me 47% të krosimeve të arritura. E dhënë pozitive për Tiranën është që Marsel Ismajlgeci ndodhet në vendin e dytë të klasifikimit për asiste të pritshëm, që ka të njëjtën njësi matëse si për pritshmëritë për gol që në vend të konsiderojë golat, konsideron cilësitë e asisteve të prodhuar nga lojtarët me të njejtin metër gjykimi.

Por në këtë ndeshje Marsel Ismajlgeci do të ketë shumë punë në krahun e tij: nëse Marku është i pari për krosimet e sakta në kampionat, Gligorov i Partizanit është në vend të tretë përsa i përket klasifikimit të krosimeve nga krahu i djatë me 4.34 krosime ҫdo 90 minuta.

Mbrojtësi e fortë në luftë në ajër

Partizani ka në përbërje dy prej lojtarëve më të fortë në luftën në ajër të këtij kampionati: Eljon Sota ka fituar dy nga tri duele ajrore në këtë fillim sezoni, ndërkohë që Dajan Shehi është në vend të gjashtë në renditjen e kampionatit me 73% të dueleve të fituara. Nga ana tjetër, Tirana ka Najdovskin me 62% të dueleve të fituara dhe Hoxhallarin me 59% të dueleve të fituara.

Ka një diferencë të madhe ndërkohë në leximin e kësaj të dhëne: dy mbrojtësit e qendrës së Tiranës janë të dy në klasifikimin e 5 lojtarëve që kanë bërë më shumë duele ajrore në këtë kampionat. Në topat e lartë, sulmuesit do të kenë sigurisht probleme të shumta ditën e hënë.

Vlera shumë të larta skuadre

Partizani është skuadra që mban më shumë topin në këtë kampionat, me një mesatare prej 61% zotërim topi. Edhe Tirana është në zonë pozitive, me një mesatare prej 53%. Tirana dhe Partizani janë dy skuadrat që në këto pesë javë të para të kampionatit kanë gjuajtur më shumë në drejtim të portës, respektivisht 71 dhe 70 herë. Tirana është shumë më tepër precize si skuadër me pothuajse 40% të gjuajtjeve që kanë qënë në kuadrat, ndërkohë që Partizani deri më tani është ndalur në 30%.

Tirana dhe Partizani janë skuadrat që kanë gjuajtur më shumë në portë dhe ato që kanë pësuar më pak gjuajtje, 28 Partizani dhe 27 Tirana. Të gjithë këto të dhëna konfirmojnë se Derbi i ditës së hënë do të jetë sigurisht i hapur për ҫdo lloj rezultati.