Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare Remzi Bulku, ish-futbollist i njohur i Tiranës.
Klubi bardheblu ka dhënë lajmin e trishtë për tifozët me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Remzi Bulku.
Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e tij, i cili dha një kontribut të madh për sportin“, shkruajnë 25 herë kampionët e Shqipërisë. /abcnews.al




