Kryeministri i jep fund dilemave për Tiranën. Socialistët do të tentojnë të vijojnë kreun e Bashkisë, pas arresitmit të Veliajt, me Ogerta Manastirliun.
Emri u deklarua prej Edi Ramës, në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS-së.
“Ogerta është forca e qetë e tironses, denbabaden, e punonjëses dhe më tej drejtueses së dikurshme të punëve sociale në Bashkimin e Tiranës, e gruas dhe nënës që ka rritur vajzat e saj të shkëlqyera në këtë qytet, e qytetares dhe menaxheres shembullore që nevojitet në këtë situatë, për të kuruar plagët e hapura të qeverisjes së çalë të këtij viti, tejet të vështirë për kryeqytetin, si dhe për të çuar përpara punën tonë transformuese për Tiranën 2030, kryeqytet i Europës së Ballkanit.”
Kandidatura e Ogerta Manastrliut ishte lajmi i parë që i artikulua prej kryesocialisitit, që u duk se e zuri në befasi dhe vetë atë.
Kryeqyteti i shqiptarëve është pa kryetar të zgjedhur prej shkurtit të këtij viti, kur Erjon Veliaj u prangos dhe së shpejti pritet të nis gjykimi i dosjes së tij në Gjykatën e Posaçme.
“Vijmë tek emergjenca e Tiranës; Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia, lidhur detyrën. Sot kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë nga populli i kryeqytetit, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë, gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik dhe në pasqyrat e gjykatave sociale. Madje në shkelje të hapur të ligjit dhe të çdo zakoni, janë nxjerr nga brenda në ato tezga edhe bisedat me familjarët, nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo, është shkelja më e hapur, më flagrante, më brutale në shpërdorim total të detyrës nga ana e atyre që duhet të mbajnë në kontroll materialet hetimore, po kjo është temë tjetër.”
Por Rama thote se tani socialistet nuk do humbin kohe.
“Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta për ditë e për natë. Unë nuk i heq absolutisht asnjë meritë kryetares në detyrë, për sa ka bërë në këta 7 muaj anomalie totale institucionale të paprecedent për kryeqytetin. Përkundrazi, e falënderoj për përkushtim, por sot ne duhet të marrim vendim, një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmi ligjor të shkarkimit të krye bashkiakut të zgjedhur, pavarësisht dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do të paraqitet, por se është i penguar nga paraburgosja.”
Dy bashkitë e fundit që ngelën pa kryesues është Vlora dhe Cërriku.
Ndërsa kryebahskiakut të Cërrikut i shkoi lajmi nga kryeministri në Asamblenë. Andis Salla nga zyra e Bashkisë së Cërrikut do të ulet në kabinetin qeveritar, si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Zgjedhje të parakohshme do të zhvillohen dhe për kreun e Beratit, Tepelenës dhe Burrelit. Gjashtë bashkitë do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të parakohshme vetëm për kryebashkiak dhe sinjalet janë se zgjedhjet do të mbahen brenda muajit tetor./abcnews.al

