Pezullimi i punës së bankave për katër dite ka sjellë sot radhë të qytetarëve. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se nga vëzhgimi i bërë në disa degë të bankave të nivelit të dytë është vërë re një grumbullim i qytetarëve për shkak të kontrolleve dhe mbajtjes së distancës për t’u futur në sportele.
Një situatë e tillë ka ardhur pasi prej katër ditësh bankat kanë qenë pushim. Ndërkohë vihet re se qytetarët ndonëse janë grumbulluar mundohen të mbajnë distancën që këshillohet.
Po ashtu bankat kanë reduktuar stafin e tyre, ndërsa qytetarët futen një nga një në ambientet e brendshme të sporteleve. /abcnews.al