Tirana ndez pemën e festave të fundvitit

schedule20:00 - 16 Nëntor, 2018

schedule 20:00 - 16 Nëntor, 2018

Në sheshin “Skënderbej” në një atmosfere festive, Erion Veliaj ka ndezur pemën e festave të fundvititet, ku qytetarët e Tiranës mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen sidomos të fëmijët.

Tirana ka nisur zyrtarisht festat e fundvitit duke ndezur pemën me drita shumëngjyrëshe në sheshi “Skëndërbej. Kryetar i Bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj  shpjegoi edhe arsyet se përse kishte marrë një vendim të tillë kaq herët.

“Në të gjitha qytete e botës ka filluar pak më herët festa dhe kjo është arsyeja pse ne do i hapim pak dritat e festës jo vetëm këtu, por në disa vatra, edhe në sheshin “Skënderbej”, edhe tek liqeni, pas një jave te Pazari i Ri dhe në të 24 njësitë e tiranës për t’u siguruar që Tirana nga cepi në cep ka një stinë festash të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Veliaj, i kërkoi qytetarëve të Tiranës por jo vetëm që të vendosin flamurin Kombëtar kudo ku ata jetojnë sidomos ne festat e çlirimit dhe te pavarësise.

Të vëmë secili nga nesër, që është 17 nëntori, një flamur në ballkon, në zyrë tek kompjuteri, në dritare, tek makina, për të kujtuar që mbi të gjitha jemi shumë krenarë që jemi pjesë e këtij kombi, e kësaj historie dhe e këtij qytetërimi që krijojmë në Tiranë”, theksoi kryetari i bashkisë

Kryetari i Bashkisë kishte një mesazh të qartë për protestuesit e zonës së “Astirit”, duke i kujtuar se interesi i shumicës prevalon mbi pakicën.

Dua t’i garantoj qytetarët e Tiranës, qyteti fiton gjithmonë mbi dhunën, puna fiton gjithmonë mbi flakën, qytetaria dhe kultura fiton gjithmonë mbi vulgaritetin. Premtimi im për ju është që edhe në këtë sfidë dhe në çdo sfidë tjetër që do të na vijë ne do të shikojmë interesin e shumicës, interesin e të drejtës”, përfundoi Veliaj.

Në fund Veliaj theksoi se, fëmijët meritojnë ta kenë qendrën e qytetit të zbukuruar, ashtu si shumë kryeqytete të Europës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!