Tirana mirëpret mjeshtërat botërorë të akuarelit ne edicionin e katërt të “Viz Art”

schedule15:50 - 4 Maj, 2022

schedule 15:50 - 4 Maj, 2022

Edicioni i  katërt i  festivalit të akuarelit bën bashkë në Tiranë 200 artistë nga 40 vend e të botës. Punimet e artistëve  të cilët trajtojnë natyra të qeta, portrete, peisazh urban apo kompozime  prezantohen përmes dy ekspozitave thekson piktorja dhe organizatorja Ormira Lulani.

“Këtë vit do të prezantohen punët  me dy ekspozita mjaft interesante, në Muzeun Historik Kombëtar dhe në Galerinë e Artit Tiranë. Një ngjarje në jetën artistike dhe festivali ndërkombëtar i akuarelit tashmë ka ndërtuar emrin e tij”.

Risi e këtij viti është përfshirja e mediumeve të tjera në ekspozitën e Galerisë së Tiranës.

Ndërkohë që mjeshtrat e akuarelit botëror do demonstrojnë live për studentët e arteve. Nga ana tjetër do ketë edhe pikturime në natyrë sipas Lulanit.

Gjatë ditëve në vijim do vazhdohet me demostrimet live të artistëve ndërkombëtare në Liceun “Jordan Misja” të Tiranës dhe Universitetin e Arteve, ku artistë ndërkombëtare dhe studentë do pikturojnë së bashku peisazhet e Farkës, Shën Gjergjit, Petrelës dhe gjithashtu dhe një pikturë me tematikë nga Tirana.

Festivali  i akuarelit  do të vijojë deri më 14 maj ku  artistët e ndryshëm bashkohor, mjeshtrat më me zë ndërkombëtarë do të performojnë përpara publikut artdashës, për të krijuar ura të bashkëpunimi kulturor  me artistët shqiptar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!