“Tirana merrej me veten dhe komshiun, Kukësi ka një problem psikologjik”

schedule10:17 - 6 Mars, 2020

schedule 10:17 - 6 Mars, 2020

Batutat, debatet dhe analizat taktike ishin të shumta në emisionin Pressing mbrëmë, në ABC News. Emra si Starova dhe Canaj analizuan Kategorinë Superiore, me këtë të fundit që bëri një batutë për Tiranën, si dhe tregoi problemin më të madh që ka Kukësi këtë sezon.

KUKËSI – “Kukësi ka një problem psikologjik. Është një nga skuadrat që ka kaluar më shpejt çdo lloj krize. Objektivi i tyre është që çdo gjë duhet marrë me patjetër. Dot ë thosha që, sepse e kam drejtuar edhe Vllazninë, gjithmonë Vllaznia i ka marrë pikë jashtë Kukësit, ndërsa Kukësi ka fituar në Shkodër. Kukësi ka një psikologji të njëjtë, si brenda dhe jashtë fushe. E shoh pozitive për Kukësin ndeshjen në Korçë.

TIRANA – “Presidenti tha pas barazimit me Skënderbeun që trajneri bëri dy ndërrime të gabuara. Presidentët në Shqipëri flasin shpejt. Egbo është një tip njerëzor. Edhe kur ka qenë trajner portierësh e kanë dashur shumë. Egbo është një tip që pyet dhe i mbyll gojën edhe atij që flet kundër. Tirana është një familje që, gjithmonë, merret edhe me komshiun. Tani po merret me vete”, deklaroi Canaj./abcnews.al

 

Agim Canaj në Pressing