Me 6 fitore radhazi mes Superiores dhe Kupës së Shqipërisë, Tirana do kalon formën më të mirë të sezonit, teksa udhëheq komode në kampionat me një diferencë prej 5 pikësh me Partizanin e vendit të dytë, si dhe është një “hap” larg finales së Kupës së Shqipërisë, me gjysmë-finalen e parë të fituar ndaj Teutës me rezultatin e thellë 3 me 0.
Orges Shehi duket se ka bërë një punë fantastike në këtë pjesë të fundit të sezonit, me “bardheblutë” që janë i vetmi ekip që ka arritur të shënojë 5 fitore radhazi në kampionat, të paktën në këtë edicion të Abissnet Superiore.
Në ndeshjet e mbetura, Tirana do të udhëtojë fillimisht drejt Durrësit, ku në “Niko Dovana” i pret Teuta pasditen e së shtunës. Pas durrsakëve është radha e “derbit të kryeqytetit”, ndeshje kjo që pritet të vulosë përfundimisht ekipin kampion të këtij edicion, teksa kujtojmë se kanë mbetur vetëm 5 ndeshje nga mbyllja e sezonit.
Përsa i përket Kupës së Shqipërisë, finalja e madhe do të përcaktohet mbrëmjen e 10 majit, me “bardheblutë” që do të presin në “Selman Stërmasi”, Teutën në një ndeshje thjesht për formalitet, ndërsa në duelin Egnatia-Vllaznia pritet një “luftë” e vërtetë pas mbylljes së ndeshjes së parë në barazimin 1 me 1. /i.m /abcnews.al