Pas barazimit mes Kukësit dhe Teutës ditën e djeshme, tashmë është radha e 4 skuadrave të tjera të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar mes tyre ndeshjet e javës së 4-të të “Abissnet Superiores”.
Kastrioti pret në Kamëz Tiranën, në një sfidë interesante. Krutanët do të kërkojnë “kokën” e bardhebluve, ndërsa kryeqytetasit do të kërkojnë të reagojnë pas humbjes me Vllazninë në Klasiken e Shqipërisë.
Në “Loro Boriçi” do të udhëtojë Egnatia, aty ku e pret Vllaznia me skuadrat që të dyja vijnë pas fitoreve në javën e kaluar, teksa ndaj njëra-tjetrës do të kërkojnë të mos dalin pa pikë.
Të dy këto takime do të luhen në orën 15:00. /f.a/abcnews.al