Tirana kërkon të përforcojë skuadrën gjatë merkatos së verës dhe drejtuesit bardheblu kanë hedhur sytë ne Shkodër, ku kanë menduar të “peshkojnë” dy lojtarët e Vllaznisë.
Sipas “Panorama Sport”, të piketuarit e kryeqytetasve janë Victor Da Silva dhe Fallou Diagne, ku të dy lojtarët dalin të lirë pas finales së Kupës së Shqipërisë, pasi iu mbaron kontrata me kuqeblutë.
Këtë sezon, Diagne ka luajtur 30 ndeshje me Vllazninë, duke shënuar 3 gola, ndërsa Da Silva në 34 ndeshje këtë sezon, braziliani ka shënuar 8 gola, si dhe ka asistuar 3 të tjerë. /f.a/abcnews.al