Tirana jo e vetmja, FIFA bllokon edhe merkaton e Skënderbeut

schedule08:37 - 7 Janar, 2021

schedule 08:37 - 7 Janar, 2021

Ditën e martë Tirana mori lajmin e keq të bllokimit të merkatos për shkak të gjithë çështjes së ndërlikuar të Moctar Cisse. Por duket se bardheblutë janë vetëm klubi i parë shqiptar, që nuk mund të bëjë lëvizje në këtë janar.

Panorama Sport zbulon se Skënderbeu gjithashtu ka marrë refuzim nga FIFA për federimin e lojtarëve të afruar në janar. Gjatë viteve të shkuara për shkak të pagave të pashlyera ndaj Kaba Sambou dhe Ali Sowe, FIFA bllokoi merkaton e korçarëve.

Në merkaton e verës Skënderbeu arriti të gjejë një marrëveshje për pagesat e borxheve dhe mundi të hapë merkaton në ditët e fundit të saj, duke federuar lojtarët. Ndërkohë, mesa duket detyrimet nuk janë shlyer ende të gjitha dhe palët janë ankuar sërish në FIFA.

Kjo e fundit ka vendosur të bllokojë përsëri merkaton e korçarëve dhe atyre u duhet të shlyejnë gjithë detyrimet tashmë për të hapur sërish tregun e transferimeve. Nëse ndodh kjo, rregullorja parashikon se FIFA  e hap menjëherë sistemin e federimit të lojtarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!