Tirana i përgjigjet Teutës për Ngoo: Aspak etike, deklaratë raciste

schedule14:26 - 3 Shkurt, 2020

schedule 14:26 - 3 Shkurt, 2020

Kundërsulm i Tiranës, pas deklaratës së klubit të Teutës për Michael Ngoo. Klubi bardheblu e cilëson si racist qëndrimin e tyre për sulmuesin e tyre, ndërkohë që nga ana tjetër pret që Komisioni i Etikës edhe të mbajë qëndrim.

LEXO EDHE: Teuta nuk përmbahet: Arbitra, hapini sytë! Merrni masa për Michael Ngoo

“Respekt për kundërshtarin brenda dhe jashtë fushe. Kjo është përgjigja e vetme për deklaratën raciste dhe aspak etike të Klubit të Futbollit Teuta. Ftojmë Komisionin e Etikes të marrë në shqyrtim çdo fjalë të shkruar dhe thënë në drejtim të Michael Ngoo.

Një shkresë zyrtare me kërkese do ta përcjellim pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne jemi Tirona, më shumë se një klub futbolli”, shkruhet në reagimin e shkurtër që klubi i Tiranës ka bërë para pak çastesh në faqen zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!