Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana “humb” vendin e parë si qyteti më i infektuar me koronavirus

schedule13:47 - 3 Maj, 2020

schedule 13:47 - 3 Maj, 2020

Numri i personave të infektuar me koronavirus gjatë fundjavës ka qenë relativisht i ulët. Të shtunën u regjistruan vetëm 7 raste me koronavirus, ndërsa ditën e sotme gjashtë të tilla. Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë, deri më tani në total në vendin tonë janë 233 raste aktive me Covid-19.

Prej këtyre rasteve në vendin e parë mbetet Kruja me 91 raste e ndjekur nga Tirana me 90 raste, që deri disa ditë më parë ishte qyteti me rastet më të shumta aktive në vend.

Vendi i tretë me më shumë raste aktive është Kurbini me 20 raste që pasohet nga Shkodra me 17 raste. Ndërsa, në total të infektuar me virusin korona rezultojnë 795 qytetarë, 67 për qind e të cilëve, sipas MSH janë të shëruar.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!