Tirana kërkon të përforcohet dhe ka vënë në shënjestër disa futbollistë. Vetëm një ditë më parë u zyrtarizua largimi i Redon Xhixhës nga Laçi dhe ditën e sotme në faqen e parë të “Panorama Sport” lakohet emrit i tij si kandidat për të pasuar brazilianin Elton Cale.
22-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 dhe titullar te kurbinasit, është një nga lojtarët e spikatur të kampionatit, edhe pse sezoni i fundit nuk ishte më i miri për të.
Xhixha nuk është i vetmi në orbitën e Tiranës. Dajan Shehi, mbrojtësi qendror i Vllaznisë, rikthehet sërish në skenë, sikurse edhe mesfushori Herald Marku. Të dyve u përfundon kontrata me shkodranët dhe kanë marrë disa oferta gjatë kësaj vere. v.p /abcnews.al