Tirana ende me probleme, trajneri Mema analizon fitoren me Kamzën

schedule12:48 - 28 Janar, 2019

schedule 12:48 - 28 Janar, 2019

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, mendon se ekipi i tij duhet të përmirësohet, pavarësisht nga suksesi 4-1 ndaj Kamzës në Superligë. Tekniku tregoi se çfarë i tha lojtarëve në pushim të ndeshjes

Ishte fitorja e tretë radhazi, por kënaqësia lejohet me pikatore. Tirana triumfoi 4-1 ndaj Kamzës, veçse trajneri i saj, Ardian Mema, kishte çfarë të kritikonte. Ai nuk ishte shumë i kënaqur me pjesën e parë, ndërsa foli edhe për konfliktin e tij të dikurshëm me sulmuesin Ngo.

Mema: “Gjithsesi vendosëm me një kundërshtar mangut dhe morëm një penallti që e humbëm që duhet medoemos të rregullojmë mbajtjen e topit. Rrgullat vijojnë sikur kanë qenë dhe Ngo bën atë punën e vet që duhet ta bëjë. Po shënon po jem asis dhe jam shumë i kënaqur me Ngo dhe gjithashtu ne kemi kohë që jemi ngrohtë bashkë”.

Trajneri rrëfen edhe se çfarë i tha ekipit në pushim të ndeshjes.

Mema: “Trajneri ishte për të qetësuar sepse i kishte në një stres mund të themi nga rezultati, por bënë sida ndryshime taktike”.

Edon Hasani bën shaka për penalltitë e humbura në ndeshjet e fundit, nga vetë ai dhe nga Ngo.

Hasani: “Po me siguri u dashka për me humbur penallti për me fituar ekipi”.

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, e kishte shumë të qartë se përse humbi ekipi i tij.

Gjoka: “Sigurisht që na penalizoi shumë, por unë mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përqëndruar sepse këto janë gjëra që ndidhin në futboll”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!