Tirana e Starovës ka rekordin absolut, Shehi tenton të pesë viteve të fundit

schedule14:07 - 15 Maj, 2022

schedule 14:07 - 15 Maj, 2022

Tirana ka fituar titullin e 26-të kampion, ndërkohë që numëron 73 pikë në tabelën e klasifikimin. Rekordin në Superiore e kanë pikërisht bardheblutë, me 84 pikë në maj të vitit 2005.

Atëherë Tirana fitoi titullin me Sulejman Starovën trajner, duke lënë pas Elbasanin. Tashmë kampionët duan të jenë ekipi që ka dalë kampion me më shumë pikë në 5 vitet e fundit dhe e kanë mundësinë.

Një fitore me Dinamon në derbi të shtunën mjafton, pasi në 2017 Kukësi e fitoi titullin me 75 pikë. Me tre pikë më pak e ka fituar Skënderbeu i Ilir Dajës.

Partizani kampion me Skënder Gegën grumbulloi 70 pikë, po aq sa mori edhe Tirana me Emanuel Egbo. Teuta vjet e mori titullin me 66 pikë, sa Vllaznia e vendit të dytë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!