Shanset kanë qenë të shumta, por mungonte finalizimi. Kështu mund të përshkruhet në mënyrën më të mirë të mundshme pjesa e parë e “bardheblutve” të Tiranës, ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit.
Doka, Hasani, Abazaj e Latifi tentuan jo pak herë portën kundërshtare, por duket se fati nuk është në anën e kryeqytetasve mbrëmjen e sotme, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0, me shpresën që me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, të vijë goli i avantazhit. /i.m /abcnews.al