Tirana “digjet”, Saranda përmbytet, uji i pusetave del në sipërfaqe

schedule22:19 - 4 Korrik, 2022

schedule 22:19 - 4 Korrik, 2022

Moti i keq ka përfshirë Sarandën mbrëmjen e sotme. Ndërkohë që kryeqyteti dhe pjesa më e madhe e vendit regjistrojnë temperatura të larta, Saranda është përmbytur.

Nga pamjet e siguruara shihet teksa ujërat e zeza kanë shpërthyer, duke sjellë vështirësi për qarkullimin në qytetin që mirëpret me qindra turistë.

Sakaq, për shkak të stuhisë mbrëmjen e sotme në Sarandë u shënua edhe një viktimë. 22-vjeçari Armando Kazma, humbi jetën pasi tenda e një kalçetoje u rrëzua si pasojë e erës së fortë. 22-vjeçari mori dëmtime dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetojë. g.v/abcnews.al