Tirana “digjet” nga i nxehti, por breshri shkatërron grurin në Korçë

schedule10:47 - 1 Korrik, 2022

schedule 10:47 - 1 Korrik, 2022

KORÇË – Teksa në Tiranë dhe në qytetet të tjera të vendit temperaturat janë ngjitur në 36 gradë celcius, një mot i pazakontë po mban në zonën e Korçës.

Ditën e djeshme në këtë qark ka pasur reshje të dendura breshri, duke shkaktuar probleme të mëdha sidomos tek fermerët.

Ata janë shprehur se breshri i rëndë ka dëmtuar bimët e mbjella por edhe frutat. Po ashtu një dëm i konsiderueshëm është shkaktuar edhe tek gruri, që është në fazën e korrjes.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!