Tirana-Crvena Zvezda, rrezikohet ndeshja e bujshme në Champions League

schedule12:21 - 10 Gusht, 2020

schedule 12:21 - 10 Gusht, 2020

Shorti i turit të dytë të Champions League është hedhur sot dhe Tirana ka mësuar ekipin me të cilin ndeshet, në rast se do ta arrijë ta kalojë ekipin e Dinamo Tbilisi.

Bardheblutë e luajnë në transfertë përballjen me gjeorgjianët, ndërkohë që në turin pasardhës mund të ndeshen me Crvena Zvezda, ose Europe, skuadër e Gjibraltarit.

Lokomotiva e Zagrebit, që ka disa shqiptarë në ekip, përballet me austriakët e Rapid Wien, në shtëpi./abcnews.al