Tirana e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e katërt me sulmuesin Ismael Dunga. Keniani me kokë mposhti portierin Stazhila, por kurbinasit reaguan menjëherë. Një kundërsulm i tyre u kthye në gol nga Nwabueze, i cili shënoi me një gjuajtje brenda zonës. Bardheblutë ishin gjatë gjithë kohës në sulm dhe rrezikuan disa herë. Në fundin e pjesës së parë ishte Kale që shënoi golin e epërsisë.
Skënderbeu ishte më ngulmues në Korçë dhe rrezikoi në dy momente me Pollozhanin dhe Bregun, ndërkohë që në fillim iu anulua edhe një gol i shënuar nga mbrojtësi Meksi. Me shumë mundësi do të ketë edhe polemika për pozicionin jashtë loje të akorduar nga anësori. Në pjesën e parë në Korçë nuk pati asnjë gol.
Barazim edhe në Shkodër, aty ku Partizani arriti të shënonte i pari me anë të braziliani William Cordeiro. Anësori i “demave” shfrytëzoi gabimin e portierit Sherri dhe shënoi. Vllaznia ia doli të shënonte katër minuta më pas. Krymi, pasi portieri Hoxha nuk e largoi si duhet topin e gjuajtur nga Gilman Lika, shënoi dhe “Loro Boriçi” shpërtheu në festë. 1-1 u mbyllën 45 minutat e para.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E shtunë, më 19 tetor, ora 14:00
VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1
Shënues: Krymi 18′ / Cordeiro 14′
TIRANA-LACI 2-1
Shënues: Dunga 4′, Cale 44′ / Nwabueze 6′
SKËNDERBEU-KUKËSI 0-0
/abcnews.al