Tirana arkeologjike ende e pa gërmuar

schedule21:38 - 17 Qershor, 2021

schedule 21:38 - 17 Qershor, 2021

Nga Leontina Nika

Pasuria arkeologjike e Tiranës është e madhe, por shumë pak e njohur, përtej specialistëve. Arkeologët Neritan Ceka, Skënder Muçaj dhe Luan Përzhita për herë të parë përmbledhin në një studim Tiranën arkeologjike nga neoliti 7000 vjet para erës sonë deri në ditët e sotme. Arkeologu Neritan Ceka, thotë se Tirana ka qenë kryeqytet që në lashtësi, madje 3 herë.

Pavarësisht rëndësisë që kanë këto monumente, sipas Përzhitës, mungesa e infrastrukturës i bën ato të pavizitueshëm. Ndërkohë që Ceka bën thirrje për gërmim të këtyre monumenteve të rëndësishëm, për kulturën dhe historinë e Tiranës. Studimi “Tirana arkeologjike” sjell vlerat e këtij qytetërimi  edhe në fushën e antikitetit.

Kalaja e Dajtit, e shekullit të VI e ndërtuar nga Justiniani, është thuajse e pa eksploruar thekson Përzhita. Libri pasqyron epokat e ndryshme të zhvillimit në lashtësi të kësaj treve, duke filluar me qendrat prehistorike qytetërimin ilir apo me zbulimet arkeologjike të periudhave të mëvonshme, si Mozaiku i Tiranës. Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!