Tirana “all in”, 300 milion lekë tatimeve për kupat e Europës

schedule08:21 - 13 Prill, 2021

schedule 08:21 - 13 Prill, 2021

Tirana është në garë për një vend në kupat e Europës, pasi është edhe një fazë për t’u luajtur dhe vendi i tretë është vetëm  5 pikë larg. Në Europë mund të shkojë edhe përmes vendit të katërt, mjafton që Kupa të fitohet nga një prej 3 skuadrave të kreut (Teuta dhe Vllaznia aktualisht) ose Skënderbeu i dënuar nga UEFA.

Kështu te Tirana, para 31 marsit, kanë plotësuar kushtet e licencimit dhe sipas “Panorama Sport” janë paguar plot 300 milion lekë detyrime ndaj tatimeve.

Tani lojtarët në fushë duhet të marrin rezultatet që drejtuesit e klubit duan dhe të jenë sërish pjesë e kupave të Europës. Verën e shkuar Tirana kaloi një turn në Champions League dhe më pas ishte 90 minuta larg grupeve të Europa League, por Young Boys ishte shumë i fortë për ta. /abcnews.al