“Tingujt e flautit” në Lezhë/ Ester Shema sjell emocione të reja për publikun

schedule15:43 - 21 Prill, 2024

schedule 15:43 - 21 Prill, 2024

Muzika klasike u prezantua për publikun lezhjan edhe me flaut.

Ester Shema, nga klasat e muzikes të shkollës ‘Besëlidhja’, e shoqëruar nga instrumentiste të tjerë u prezantua me një recital ku u luajtën vepra të kompozitoreve të njohur duke marre duartrokitjet e publikut.

15-vjeçarja Ester Shema tha se arriti pritshmerite per te cilat eshte dashur nje pune e gjate dhe perjetoi emocione te jashtezakonshme.

Mesuesja e saj Angjela Hamadi, tha se Flauti, edhe pse një instrument jo shumë i njohur për publikun, mbushi sallën dhe dhuroi emocione të bukura.

Koncertet me muzike klasike tregojnë se në shkollën “Besëlidhja” po rriten artistë shumë premtues për të ardhmen por ka ngjallur edhe interesin e publikut qe mbush vazhdimisht sallën.

Vetëm në dy javë janë mbajtur tre koncerte me muzikë klasike ne Lezhe, diçka qe nuk kishte ndodhur me pare dhe kjo i dedikohet shkolles ‘Beselidhja’ dhe nxenesve te saj ne klasat e muzikes qe po nxisin nje zhvillim te ri ne jeten kulturore te qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!