Time100 Gala 2024/ Dua Lipa rrëmben vëmendjen me “look-un” e veçantë në tapetin e kuq

schedule14:55 - 26 Prill, 2024

schedule 14:55 - 26 Prill, 2024

Dua Lipa mori pjesë në ndarjen e çmimeve të Time Magazine të mbajtur në Lincoln Center në Nju Jork. Këngëtarja me origjinë shqiptare është cilësuar si një nga artistet më me ndikim për vitin 2024 sipas revistës.

Artistja tërhoqi vëmendjen duke zgjedhur të veshë një krijim mahnitës prej argjendi me kristale dhe dantella, të punuar ekskluzivisht për të nga Chanel.

Fustani me dantella kishte një dekolte dhe ishte zbukuruar me një hark prej sateni të zi dhe një karficë kristali.

Ajo u frymëzua nga një veshje nga koleksioni Métiers d’art 2023/24, i cili u prezantua në Mançester, Angli në dhjetor.

Shikoni fotot:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!