Tillerson: SHBA gati të bisedojë me Korenë e Veriut pa parakushte

schedule10:12 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 10:12 - 13 Dhjetor, 2017

Sekretari i Shtetit të SHBA, Reks Tillerson, u shpreh i gatshëm dhe i hapur në cdo kohë për bisedime me Korenë e Veriut, pa vendosur asnjë parakusht. Deklarata e tij është zhvendosur nga qëndrimi zyrtarë amerikan, që i kërkonte Penianit carmatosjen përpara se të fillonin bisedimet dypalëshe.

Gjatë takimit në Formuin Politik të Këshillit të Atlantikut, Sekretari i Shtetit, tha se Amerika nuk mund ta pranojë një Kore Veriu bërthamore. Duke zbutur disi tonet e SHBA-së për mundësinë e bisedimeve në të ardhmen, ai tha – le të takohemi mund të flasim fillimisht për motin po deshët, më tejë mund të projektojmë hartën e bisdemive. Ne përfudnim të fjalës, Tillerson, nënvizoi se sanksionet ekonomike dhe diplomatike do vazhdonin ndaj Penianint, dhe se Presidenti Trump akoma kërkon nga Kina ndërprerjen e furnizimeve me naftë ndaj Koresë së Veriut.

Shtëpia e Bardhë disa orë pas deklaratës së Tillerson, komunikoi zyrtarisht se pikëpamja e Presidentit Trump mbi Korenë e Veriut nuk ka ndryshuar. Sekretarja për Shtypin, qartësojë se Peniani po vepron në mënyrë të rrezikshme ndaj Japonisë, Kinës, Koresë së Jugut por edhe ndaj gjithë botës. Këto veprime nuk janë të mira për asnjë dhe nuk e ndihmojnë aspak Korene e Veriut.

Ndërkohë, gjatë ditës media shtetërore e Penianit, deklaroi se lideri Kim Jong-un është zotuar ta kthejë Korenë e Veirut në shtetin më të fuqishëm bërthamorë ushtarake në botë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!