Tigri dhe luanët “shqiptarë”, shkaktojnë skandal në Greqi

schedule17:29 - 14 Qershor, 2022

schedule 17:29 - 14 Qershor, 2022

Një tigër dhe dy luanë të cilët janë nisur drejt Shqipërisë, kanë shkaktuar skandal në Greqi, ku aktivistët për mbrojtjen e kafshëve kanë nisur protestat.

Kafshët ishin programuar fillimisht që të niseshin nga Çeklia drejt Mykonos, por në fund duket se destinacioni i tyre ka ndryshuar, raporton abcnews.al.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke dy luanët dhe tigri do të kalonin përmes Greqisë pasi aty janë pajistjet e duhura për inspektimin e kafshëve.

Ndërkohë që kryetarja e  Federatës Panhelene dhe të Mirëqenies së Kafshëve, Natasa Bombolaki, tha se kafshët nuk ndodhen në Greqi, ato mund të jenë rrugës për në kopshtin Zoologjik të Tiranës.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!