Tifozi i “tërbuar kuqezi” bën kontratën unike në Suedi: Pushim kur luan Kombëtarja

schedule10:19 - 16 Nëntor, 2023

schedule 10:19 - 16 Nëntor, 2023

Qytetari nga Kavaja, Julian Tereziu blen të gjitha biletat, madje merr dhe rrugë të largëta për të ndjekur kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht se në cilin vend zhvillon ndeshje.

Ai që i vogël u detyrua të largohet emigrant në Itali dhe më pas në Suedi, por pasioni për futbollin nuk e shkëputi asnjëherë nga Shqipëria. Ai madje shkon përtej duke treguar se për futbollin është i gatshëm të mos shkojë as në punë.

Gjatë një interviste për “ABC e Mëngjesit”, ai tha se kur luan Kombëtarja e Shqipërisë e ka ditë pushimi dhe shkon për të ndjekur “kuqezinjtë”.

“80% të ndeshjeve i kam ndjekur. Komunikoj me të gjithë lojtarët, me trajnerin dhe me stafin. Unë punoj bojaxhi. Kam pasur fatin, të kem një djalë nga Elbasani, që e kam shumë shok, e dinte këtë gjë dhe i thashë ta pranoj”, tha ai.