Armando Broja ka dhënë një intervistë ekskluzive për SuperSportin ku ka rrëfyer emocionet e golit të parë me Chelsea-n në Premier League.
Sulmuesi kuqezi ka rezervuar fjalët më të mira për trajnerin Potter dhe dyshen e sulmit Aubameyang-Sterling. Në fund të intervistës ka edhe një mesazh për tifozët shqiptarë.
“Natyrisht, tifozët shqiptarë kanë një vend të madh në zemrën time. Ata më kanë mbështetur përgjatë gjithë rrugëtimit tim, kështu që i falënderoj shumë për mbështetjen e vazhdueshme, e vlerësoj shumë, faleminderit djema!”, është shprehur ylli shqiptar i Chelsea./ h.ll/abcnews.al