Tifozët goditën me shishe Carën, disiplina i “kyç” stadiumin Kukësit, ja të gjitha vendimet

schedule11:50 - 23 Shtator, 2022

schedule 11:50 - 23 Shtator, 2022

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 22.09.2022

Në përballjen mes Kukësit dhe Partizanit të luajtur në “Kukës Arena” u godit nga një tifoz sulmuesi i demave, Tedi Cara, i cili u gjakos ndërsa u detyrua të linte fushën e lojës për të marrë ndihmën e shpejtë.

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dënuar verilindorët pas kësaj ngjarje, duke i gjobitur dhe mbyllur për 4 ndeshje “Kukës Arena”.

Nga disiplina e ka pësuar edhe Erzeni, ndërsa vazhdojnë me gjobat edhe Partizani dhe Teuta.

KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/b, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FC Besa, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!