Tifozët e teprojnë sërish në Korçë, anësori goditet pas golit të Vllaznisë

schedule18:03 - 25 Shkurt, 2022

schedule 18:03 - 25 Shkurt, 2022

Kampionati shqiptarë javët e fundit ka prodhuar skandale, me protagonistë kryesorë sigurisht tifozët të cilët herë pas herë dalin nga vetja dhe fillojnë sulmojnë lojtarët, apo edhe arbitrat e ndeshjeve.

Edhe në ndeshjen e cila po luhet aktualisht në Korçë, tifozët kanë goditur arbitrin kryesore duke i çarë kokën.

Kjo bëri që ndeshja të ndalonte për disa minuta derisa mjekët t’i vinin në ndihmë anësorit të ndeshjes. Një veprim ky nga tifozët korçarë aspak i hijshëm, që hedhin sende të forta drejt protagonistëve në fushën e lojës.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!