Tifozët e Skënderbeut, protestë kundër dënimit të ekipit

schedule12:18 - 21 Shkurt, 2018

schedule 12:18 - 21 Shkurt, 2018

Në Korçë zhvillohet sot një tubim në mbështetje të Skënderbeut. Tifozë të ekipit, por edhe njerëz të njohur si pedagogë apo ish-sportistë, do të mblidhen në sheshin përpara Katedrales së qytetit për të protestuar kundër një dënimi të mundshëm të skuadrës nga Komisioni i Disiplinës në UEFA.

Në këtë tubim, që do të mbahet në orën 13:30, pritet të nisë firmosja e një peticioni drejtuar UEFA-s, ku do të kërkohet që Skënderbeu të mos dënohet dhe të mos përjashtohet nga kupat e Europës.

Pak ditë më parë, inspektorë të UEFA-s depozituan në këtë institucion një kërkesë që klubi korçar të përjashtohet 10 vjet nga kupat europiane dhe të dënohet me 1 milionë euro gjobë, për shkak të dyshimeve për trukime të ndeshjeve./abcnews.al