PSG nuk po arrijnë të ketë vazhdimësi në marrjen e rezultateve pozitive këtë sezon edhe pse në skuadër ka yje, të cilët priteshin të shkëlqejnë në Ligue 1.
Eliminimi në fazën e 16-të të Kupën e Francës të hënën, ka irrituar tifozët, të cilët kanë një mesazh të shkurtër por shumë të qartë për skuadrën parisiene.
Nëpërmjet një mesazhi të shkruar në rrjetet sociale grupi më i madh i PSG-së, Collectif Ultras Paris, kanë shprehur qartë pakënaqësia e tyre për eliminimin kundër Nice.
“Durimi ynë ka kufij”, thuhet në postim, ndërsa kujtojmë se ky grup njihet në Ligën e Kampionëve për “spektaklet” e mjeteve piroteknike, gjë që tashmë i ka kushtuar klubit sanksione nga UEFA.
NOTRE PATIENCE A SES LIMITES…#RASLEBOL
— Collectif Ultras Paris (@Co_Ultras_Paris) February 1, 2022
/f.a/abcnews.al