Tifozët e Lazios në protesta, dalin kundër dyshes Tare-Lotito

schedule17:52 - 3 Shkurt, 2022

schedule 17:52 - 3 Shkurt, 2022

Merkatoja e dimrit u mbyll, ndërsa Lazio mundi të bënte vetëm një afrim gjatë kësaj periudhe, gjë e cila ka zhgënjyer jashtëzakonisht tifozët e skuadrës.

Blerja e vetme ishte Jovane Cabral, i cili iu bashkua “Biancocelestëve” nga Sporting Lisbona.

Tifozët e Lazios kanë dalë sot në protestë, teksa janë kundër presidentit Claudio Lotito dhe drejtorit sportiv, shqiptarit Igli Tare.

Në qendrën stërvitore ku po bëheshin protesta, tifozët këndonin këngë dhe kore të ndryshme kundër dyshes Lotito-Tare.

“Një tjetër merkato mediokre, Lotito nuk je i denjë për këtë klub”, ishte parulla kryesore e tifozëve lacial.

Lazio këtë javë përballet  me Fiorentinën dhe synon fitore që të mbes në garë për një vend që i dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!