Tifozët e Juventusit nuk duan Allegrin, por ëndërrojnë Zidane në krye të skuadrës

schedule14:22 - 16 Shtator, 2022

schedule 14:22 - 16 Shtator, 2022

Në këtë sezon, Juventus nuk ka pasur aspak një fillim të mirë, ku rezultatet e tregojnë më së miri këtë gjë.

Kupa u mbush në ndeshjen e fundit kur Juve u mposht nga Benfica në shtëpi me rezultatin 2-1. Tifozët shpërthyen në stadium dhe në rrjetet sociale duke kërkuar largimin e Allegrit, edhe pse eprorët e klubit i dhanë edhe një shans.

Tashmë, tifozët fillojnë të ëndërrojnë dhe të kërkojnë në stol Zinedine Zidane në vend të Allegrit. Një ëndërr e cila ndoshta nuk mund të realizohet, pasi francezi është duke pritur përfundimin e Botërorit me shpresën për të marrë drejtimin e kombëtares së Francës./ h.ll/abcnews.al