Tifozët e AEK lënë “pa gjumë” serbët, banderola “Kosova është Shqipëri” tërbon mediat në Serbi

schedule10:16 - 6 Tetor, 2023

schedule 10:16 - 6 Tetor, 2023

Padyshim një nga momentet më “magjike”, mbrëmjen e së enjte, në sfidat e grupeve të UEFA Europa League e më konkretisht në sfidën e grupit A, mes grekëve të AEK dhe holandezëve të Ajax ishte dhe banderola e publikuar nga tifozët grek, ku mbi të shkruhej, “Kosova është Shqipëri”.

Mirëpo, pavarësisht se ka marrë “pëlqimin” tonë, kjo banderolë duket se ka lënë “pa gjumë” mediat serbe, të cilët menjëherë pasi mësuan mbi këtë gjë, janë “tërbuar” me “vëllezërit” grek, duke e konsideruar gjestin e tifozëve të AEK, si një “tradhëti në mes të Athinës”.

“Përse e bën këtë vëllezerit grekë? Një tradhëti në mes të Athinës dhe që lëndon shumë popullin serb”,- shkruan portali “novosti.rs”.

“Një thikë në zemër për serbët nga ana e tifozëve grekë, vëllezër nuk e prisnim këtë nga ju. Ja slogani që i tronditi të gjithë në Serbi. Para pak kohësh, tifozët e AEK kishin një tjetër qëndrim, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”,-  shkruhet në portalin tjetër, “kurir.rs”.

Ndërkaq, portali “sport.al.rs”, shkruan,- “Grekët i ngulën një thikë pas shpine Serbisë” dhe mesa duket tifozët e AEK-ut i paskan lënë “pa gjumë” mediat serbe, mbrëmjen e së enjtes.

Në anë tjetër, kujtojmë se reagimi i tifo-grupit të AEK, “Original 21”, vjen dhe pas banderolës që tifozët e Olympiacos përdorën në sfidën e kampionatit grek, ndaj skuadrës së Aris, në të cilën shkruhej, “Kosova është Serbi”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!