Ti nuk bëhesh? Mamaqi kundër zyshës, debati: Hera e dytë që e bën, tmerr

schedule18:54 - 6 Qershor, 2022

schedule 18:54 - 6 Qershor, 2022

Në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të ftuara Lajla Përnaska, Arjana Muça dhe Klodi Leka, të cilët biseduan për rrugëtimin e një individi për të qenë i suksesshëm, duke u ndalur në çdo faktor që ndikon tek ai.

Referuar videos së Ermal Mamaqit e cila bëri xhiron në rrjetet sociale, Lajla Përnaska theksoi se ndikon negativisht tek fëmijët, ndërkohë që me shumë mundësi mund të jetë rasti kur njerëzit mundohen të tërheqin vëmendjen.

“Këto individë përveç përgjegjëshmërisë të një niveli shumë të lartë se sa individ të tjerë që nuk e kanë këtë terren influencer, mund të kenë dhe halle të tjera sepse mund të jenë në krizë me llojin e tyre, me aktivitetin e tyre dhe ia plasin një skandali ose një thënie të papërgjegjshme për të tërhequr vëmendjen.  Nuk më bën fare përshtypje që edhe mund të jetë ky rasti për të cilin po flasim, se kur s’i begenis njeri e s’merret njeri më ta, mundohen që të tërheqin vëmendjen”, tha Lajla.

Ajo shtoi se gjyshja e ka edukuar ndryshe duke i thënë se leku të prish, ndërkohë që sot nuk ka ndëshkime dhe pasurohen direkt.

Nga ana tjetër sociologia Arjana Muça tha se nuk i ka ardhur mirë që një figurë si Ermal Mamaqi postoi një video të tillë dhe ngriti pyetjen: “Si do ndihet fëmija e Ermalit kur ta shoh këtë video?”

“Nuk më erdhi mirë që e pashë në një figurë si puna e Ermalit, qoftë për moshën e adoleshencës dhe se ti po flet për një mësues, dhe nuk mund të përgjithësosh gjithë armatën e mësuesve. Ky rast është demotivim. Do thosha ‘si do të ndihej fëmija i Ermalit nëse do ta shohi atë video dhe si do të ndihet Ermali baba në takimin me prindër që do të shkoj për fëmijën e tij, ku fëmija e tij ka bërë një sjellje jo të pëlqyeshme në ambjentet e shkollës?’”, tha Arjana.

Ndërkohë, Klodi Leka nënvizoi se nuk ka asgjë me Ermal Mamaqin, por duke qenë se është hera e dytë që e bën duhet pasur kujdes me modelin që ndërton sepse është shumë i keq tek të rinjtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!