“Ti ke koronavirus, hajde këtu”, burri rrihet për vdekje nga turma e egërsuar

schedule09:35 - 19 Mars, 2020

schedule 09:35 - 19 Mars, 2020

Një burrë që dyshohet se kishte koronavirus në Kenian jug-lindore u rrah nga një grup të rinjsh dhe më vonë vdiq në spital.

Shefi i policisë lokale Nehemiah Bitok konfirmoi vdekjen në BBC dhe tha se nuk ishin bërë arrestime deri më tani dhe hetimet ishin duke u zhvilluar.

Ai tha se sulmuesit kishin akuzuar viktimën se kishte koronavirus duke e rrahur atë për vdekje.

Sipas gazetës Daily Nation të Kenia, burri u sulmua teksa po shkonte për në shtëpi gjatë orëve të mbrëmjes.

Ministria e Shëndetësisë në Kenia ka konfirmuar deri më tani shtatë raste të koronavirusit.

Kombi i Afrikës Lindore ka vendosur kufizime të rrepta udhëtimi për të huajt, institucione të mbyllura të mësimit duke ndaluar njëkohësisht edhe tubimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!