Ben Stiller u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kiev të hënën. Aktori dhe regjisori hollivudian vizitoi Ukrainën si ambasador i vullnetit të mirë të UNHCR-së dhe u takua me Zelensky pas vizitës në vendbanimet e pushtuara në rajonin e Kievit.
Në një video në Twitter, Stiller dhe Zelensky përshëndetën ngrohtësisht njëri-tjetrin përpara se të uleshin për të diskutuar mbi gjendjen e refugjatëve në vendin e shkatërruar nga lufta. “Ti je heroi im!” tha aktori ndërsa vizita e tij shënonte Ditën Botërore të Refugjatëve.
“Është një gjë ta shohësh këtë shkatërrin në TV apo rrjete sociale dhe një tjetër ta shohësh me sytë tuaj. Kjo është shumë më tronditëse.”, tha Stiller. “Ajo që patë në Irpin është padyshim e tmerrshme. Por është edhe më keq të imagjinohet se çfarë po ndodh në vendbanimet që janë ende nën pushtimin e përkohshëm në lindje”, tha Zelensky.
Stiller ka punuar si ambasador i vullnetit të mirë në UNHCR që nga viti 2016.
/abcnews.al