“T’i heq këpucët?”, Mbappe zbulon sekretin e madh dhe takimin me Zidane

schedule17:21 - 26 Shkurt, 2020

schedule17:21 - 26 Shkurt, 2020

Kylian Mbappe është ëndrra e madhe e Real Madrid. Presidenti Perez dhe Zinedine Zidane nuk heqin dorë nga ylli francez dhe në verë do të bëjnë tentativat e radhës për ta transferuar në “Santiago Bernabeu”.

21-vjeçari i PSG ka zbuluar një sekret dhe ka bërë një rrëfim interesant në një prononcim për Players Tribune. Nuk i kishte mbushur akoma 14 vjeç dhe një telefonatë surprizë nga Madridi e shtangu totalisht.

Pak para se të mbushja 14 vjeç, më ndodhi një surprizë e jashtëzakonshme. Babai im mori një telefonatë nga një zyrtar i Real Madrid, i cili më ftonte të shkoja në Spanjë për disa seanca stërvitore gjatë pushimeve. I thashë babait që Zidane, i cili ishte drejtor sportiv i klubit në atë kohë, dëshironte të më shihte nga afër.

Për mua ishte sikur të shkoja në hënë. Nuk ishte e lehtë, edhe pse kisha marrë vëmendjen e mediave. Nuk di ta menaxhosh këtë pjesë në moshën 13-vjeçare. Kishte shumë presion dhe familja donte të më mbronte. Atë javë mbushja 14 vjeç dhe nuk e dija që prindërit po organizonin gjithçka me skuadrën për të më dërguar në Madrid si dhuratë për ditëlindje.

Nuk i treguam askujt se ku po shkonim, nuk doja të zhgënjeja askënd nëse gjërat nuk shkonin mirë. S’e harroj kurrë momentin kur shkuam në qendrën stërvitore të Realit. Zidane na takoi në parking, kishte një makinë të këndshme sigurisht. U përshëndetëm dhe ai më ftoi të futesha në makinën e tij. Më ftoi të futesha brenda dhe unë, që kisha ngrirë në ato momente, e pyeta: ‘A duhet t’i heq këpucët?

Nuk e di pse e thashë atë, por ishte makina e Zidane. Ai qeshi dhe më tha që nuk ishte e nevojshme diçka e tillë. Kur Zidane më ftoi të futesha në makinën e tij u ndjeva si në ëndërr. Më dërgoi me makinë në qendrën stërvitore dhe unë po mendoja me veten time: ‘Unë jam Kylian nga Bondy, kjo nuk është e vërtetë, mund të jem duke ëndërruar në avion‘. Ndonjëherë, edhe kur vërtet po jeton diçka, ndjehet si ëndërr“, përfundon Kylian Mbappe. /abcnews.al