Thyhet vendimin për bojkotin, avokati në ABC: Duhet të ndëshkohen, Komisioni i Disiplinës është institucion që merr vendime

schedule23:05 - 13 Korrik, 2022

schedule 23:05 - 13 Korrik, 2022

15 avokatë kanë thyer bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë. Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës në mbledhjen pranë Dhomës së Avokatisë ka pezulluar nga detyra për 3 muaj avokatin Nexhip Dauti, ndërsa thotë se do të vijojë shqyrtimi për 14 të tjerë.

I ftuar në Radarin Informativ, avokati Ermal Hamataj është shprehur se Komisioni Disiplinor ka vepruar në të drejtë pasi janë një institucion që rregullohet me ligj.

“Dhoma vepron në bazë të një ligji dhe një statuti. Janë të sanksionuar edhe organet se si veprohet. Komisioni i Disiplinës merr vendime kur ka shkelje nga avokatët. Kjo nuk është hera e parë që merr vendime, dhe merr shumë rrallë. Në këto kushte duhet të dimë se ka një institucion dhe duhet të respektojmë vetveten në këtë pikë dhe më pas të kërkojmë të respektohemi. Ne jemi institucion dhe të gjithë anëtarët kanë detyrimin të zbatojnë vendimet. Se nuk jemi shoqatë dhe as shoqëri civili se ne rregullohemi me ligj dhe duhet të respektojmë ligjin” tha Hamataj.

Sipas Hamatajt, të gjithë avokatët nuk janë pronar të licencës por mbajtës, se pronësia është e Dhomës së Avokatisë, kush ta jep edhe ta heq si licencë.

Duke u ndalur tek përplasja e Dhomës së Avokatisë dhe kryetares së KLGJ, avokat Hamataj, tha se KLGJ është vetëm një institucion pjesëmarrës.

“KLGJ është vetëm një dhe e ka shprehur dakordësinë e saj. Po ministria e financave nuk paraqiti asnjë mendim, nëse ka apo jo buxhet. Është si ti thuash na merre vulose. Se i bie që Financat nuk dinin gjë deri para një jave. Se ka buxhet që duhet aplikuar.” tha Hamataj.

Nesër është paralajmëruar një protestë para KLGJ, duke e ndalur tek ky fakt, Hamataj u shpreh se është vetëm e avokatëve, por sipas tij duhet të reagojnë edhe klientët që prek nga ky fakt.

“Është shumë e thjeshtë gjëja. Do ftojmë edhe klientët” tha Hamataj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!