Thyhen barrierat mes artistëve të rinj dhe GKA, nis zbatimi i paktit për universitetet

schedule15:21 - 23 Gusht, 2019

schedule 15:21 - 23 Gusht, 2019

10 studentë të arteve pamore i hapin rrugë bashkëpunimit mes Universitetit të Arteve dhe Galerisë Kombëtare, ndërmjetësuar nga Ministria e Kulturës . Koordinatori  i projektit Ermir Hoxha thotë se  pozicioni i pare i të rinjve është ai i vëzhguesit, më pas artistët e rinj do të jenë pjesë e ndërtimit të ekspozitave, dhe workshopeve.

Nis jetëzimi i marrëveshjes se nenshkruar mes Galerise kombetare te arteve dhe universitetit te arteve te bukra  ndermjetesuar nga  ministria e kultures ne kuader te paktit per universitet. Koordinatori i projektit Ermir Hoxha thote se  10 studentë kane shfaqur interes qe ne fazen e pare per  pozicionin e vëzhguesit  ne sallat e ekspozimit. Ata do te sigurojnë dhe mbrojnë veprat e artit në salla nga dëmtimet me dashje apo pa dashje gjatë orarit të vizitave.

Ky bashkëpunim shihet edhe si një hap i rëndësishëm  për integrimin e të rinjve në institucionet hije renda thekson Hoxha.

Studentët do të jenë pjese e projekteve të ndryshme jo vetëm në shërbime, por edhe në koncepte artistike.

Nga ana tjetër ky angazhim konvertohet edhe në kredite.

Në muajt në vijim projekti do të zgjerohet  dhe do të jetë i hapur për të gjithë studentët, të cilët do duan ta përqafojnë këtë bashkëpunim, pasi institucionet nuk kanë vënë afat kohore në marrëveshje. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!